Foto/ “Kafsha më e shëmtuar në botë” shpallet peshku i vitit në Zelandën e Re

19/03/2025 12:54

Dikur e cilësuar kafsha më e shëmtuar në botë, ‘peshku me njolla’ ka bërë një rikthim mahnitës, ai u kurorëzua këtë javë si Peshku i Vitit në Zelandën e Re.

Konkursi vjetor, synon të rrisë ndërgjegjësimin për ujërat e ëmbla dhe jetën detare të Zelandës së Re. dhe ‘blobfish’, pasi mori 1300 vota nga 5500 gjithsej, mori vendin e parë.

Peshku xhelatinoz jeton në thellësi të detit dhe rritet deri në 30 cm në gjatësi. Gjendet kryesisht në brigjet e Australisë, ku jetonë në thellësitë 600-1200 metër.

Sipas shkencëtarëve, në habitatin e tij, ai duket si një pesh me formë të rregullt, kur kapet dhe sillet me shpejtësi në sipërfaqen e ujit, trupi i tij deformohet në formën e tij karakteristike të butë dhe pikërisht kjo, i ka dhënë ‘titullin’ si një ndër krijesat më të shëmtuara në botë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta