Përgatitjet ndaj Anglisë! Bajrami dhe Asllani të bindur se do të kërkojmë më shumë në Wembley

18/03/2025 15:33

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të eliminatoreve të këtij Botërori atë ndaj Anglisë më 21 mars në Wembley.

Një ndeshje në pamje të parë e pamundur për kuqezinjtë duke ditur nivelin e kundërshtarit, apo edhe nisur nga statistikat, megjithatë djemt e Sylvinhos nuk e shohin kaq të thjeshtë apo bardhezi situatën. Në konferencën për shtyp të ditës së martë ishin dy mesfushorët, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami. Ky I fundi larg formës së dikurshme të tij dhe protagonizmit tek Rangers, ndërsa shprehet optimist për këtë ndeshje.

Është e vërtetë se me ndryshimet që u bënë në stol kam marrë më pak minuta. 6 muajt e parë e fillova mirë, por kjo është pjesë e futbollit. Jam gjithmonë gati dhe kam ushtruar gjithmonë në stërvitje. Anglia luan shumë fort, të gjithë çunat janë gati. Me rikthimin e Brojës jemi më shumë se kurrë gati”, tha Nedim Bajrami, futbollist i kombëtares.

Ndërkohë për diçka gati të pabesueshme, apo të konsideruar si një mision i pamundur, ka folur mesfushori i Interit Kristjan Asllani, sipas tij ne nuk do të jemi të kënaqur me barazimin.

Janë skuadër shumë e fortë, janë një ekip fizik. Kanë lojtarë shumë teknik dhe i njohim shumë mirë. Besoj se nuk duhet të mendojmë shumë, por të luajmë me shpirt e zemër. Të mos shkojmë atje si turist se gjithmonë kur të hyjmë në fushë të hyjmë për fitore. E dimë që është e vështirë, por do të punojmë edhe këto 2-3 ditë për të bërë mirë”, u shpreh Kristjan Asllani.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta