“Pasaportë europiane si shëndetësia falas”, Rama replikon me komentuesen: Kemi ndërtuar 53 spitale

18/03/2025 09:02

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesen në rubrikën “Sy m’Sy”, për shëndetësinë në vendin tonë.

Ai ka deklaruar se gjatë mandatit të tyre janë ndërtuar 53 spitale, 10 prej tyre kanë nisur punën në themele.

Komenti në rrjete sociale: Pasaportë europiane si shëndetësia falas.

Rama: Se di si e ke problemin me shëndetësinë, por besoj që kur jen puna tek shëndetësia vetëm kush nuk do t’i shohë nuk e sheh ndryshimin, unë kështu besoj. Kemi ndërtuar 53 spitale. E di çfarë janë, Spitali i Korçës që është një investim tani dhe mbaron në 2027, e di kur është ndërtuar në 1927 dhe që nga ajo kohë nuk është bërë asnjë investim. 10 spitale i kemi bërë nga 0, 43 i kemi rikonstruktuar. Edhe pse nuk kanë paguar kontributet marrin shërbim falas.

400 ambulanca dhe qendra shëndetësore që ishin kujt i binte rruga gjente skelete krevatesh me një batanije të vjetër ushtarake dhe bën dhe ironi që shëndetësia falas si pasaporta e BE-së.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta