“Ose e fus unë Shqipërinë në BE, ose…”/ Rama bashkëbisedim me qytetarët: Pasaportën e Europës e marrim nëse bëhemi bashkë më 11 maj

18/03/2025 08:43

Nga bashkëbisedimi me qytetarët këtë të martë në rubrikën ‘Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka rrugë tjetër për në Bashkimin Europian veçse me Partinë Socialiste.

Rama tha se e vetmja mënyrë që qytetarët të marrin pasaportën e BE dhe të jenë të barabartë me shtetasit europian është të votojnë majtas më 11 maj.

Pasaporta e BE na jep mundësinë që Shqipëria të bëhet sa BE. Pasaportën mund ta marrim nëse bëhemi bashkë më 11 maj. Do marrim një mandat të fuqishëm për të përmbyllur negociatat pa humbur kohë pa asnjë diskutim të brendshëm këtu jo e lagu se lagu. Minutë për minutë, orë për orë, 2027 janë fundi i negociatave dhe jemi në BE. Fitoret e mia i kam bërë dhe fituar. Hyrja për në BE është fitore për ty”-u shpreh Rama.

Rama bëri krahasimin e vendeve të rajonit ku tha se Shqipëria është ajo që ka përparuar  më shpejt me negociatat për në Bashkimin Europian.

E di ti kur i ka filluar negociatat Mali i Zi, në 2012. E di ti që ne i kemi filluar vjet. E di ti ku gjendet Serbia, jemi ne përpara. E di kur është bërë Maqedonia e Veriut kandidate, në 2005, 20 vjet përpara. E di ti që nuk i ka hap akoma negociatat. Ça e dini ju hyrjen në BE, e dini çfarë është, do të thotë të kesh pushtet, institucione të besueshme dhe disa standarde bazë. Ne po bëjmë shtet, negociatat janë testi dhe provimi i shtetit. Si thua ti, janë lojëra këto? O e fus unë dhe PS Shqipërinë në BE, ose kjo punë nuk mund të behet për disa vite të tjera. Kur ne morëm detyrën nuk na hidhte njeri sytë. Shikoni turizmi, a nuk ishin aty bukuritë natyrore? Po malet nuk ishin aty, po Ksamili? Po Gjirokastra? Apo e solla unë kur mora mandatin e parë. E si ka mundësi të gjitha këto u kthyen në destinacione. Puna ditë natë or ti djalë”-u shpreh Rama.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta