Ekskluzive në Inside Story/ Pamje alarmante, fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit… Ku i çojnë? 05/11 21:11
Franceska Rustem do të jetë vajza që do të moderojë emisionin “Kuq e Zi” në Digitalb dhe do të ndjekë nga stadium ndehsjet e Kombëtares shqiptare.
E ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” të hënën, bukuroshja që u shpall “Miss Universe Albania” në vitin 2024, deklaroi në bisedën me moderatorin Edi Manushi se ndihet e privilegjuar që do të moderojë emisionin e Kombëtares.
“Jam shumë e lumtur sepse është hera e parë që më besohet një moderim i tillë, sidomos ‘live’ në stadium, duke ndjerë edhe gjithë brohoritjet dhe energjinë e zjarrtë të tifozëve kuqezi. Shpresoj të jem një ogur i mbarë për kombëtaren”, tha ajo.
Top Channel