“E vrava për një arsye të fortë”, dëshmia e parë e autorit të dyshuar të vrasjes në Gjorm
“Vite heshtjeje çojnë në një minutë heshtje”, ishte një nga frazat më të përhapura në mediat sociale për ngjarjen tragjike në Koçan.
Ndërkohë, në qytetin e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë tubimit, ndërkohë që familjarët e viktimat, me pikëllim për humbjen e njerëzve të shtrenjtë, mbajnë në duar portretet e tyre.
Dhimbje dhe njëkohësisht zemërim për ngjarjen e rëndë, pasi u zbuluan disa shkelje në diskotekën e Koçanit.
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, pohoi një ditë më parë se ekzistojnë dyshime që kompania në qendër të tragjedisë ka pasur dy licenca, njëra prej të cilave ka qenë e falsifikuar dhe në bazë të saj ka vazhduar të veprojë si diskotekë. Mickoski premtoi se përgjegjësit për ngjarjen e rëndë, do të identifikohen publikisht.
Top Channel