Maxhoranca voton aktin normativ të buxhetit dhe ligjet e Reformës në Drejtësi me 85 vota. Rrëzohet amendamenti i Braçes në Kodin Penal. Deputeti i PS nuk voton dy pr.ligje
Nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Fier, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i partisë, ironizoi Lulzim Bashën, që në zgjedhje garon me partinë “Koalicioni Euroatlantik”.
Rama nuk kurseu akuzat ndaj Bashës.
“Nga ana tjetër, vota e 11 Majit, është vota për pasaportën. Ca thonë se nuk na anëtarëve në BE, po na premton pasaportën. Pasaportën europiane e merr kur hyn në BE. Vetëm Luli ua sjell ndryshe. Luli që fle aq shumë sa nuk i lëviz asnjë fije floku, ia ka vënë emërimin ‘koalicioni euroatlantik’ dhe premton heqjen e vizave me SHBA-në. Vetëm Luli mund t’i bëjë këto“, tha ai.
Rama vijoi më tej me premtimin për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian deri në vitin 2027, duke kërkuar kështu votën për një tjetër mandat qeverisës.
Top Channel