
Kanë folur mes lotësh ekskluzivisht për Top Story disa nga familjarët e tragjedisë së ndodhur në Koçan, ku në një lokal nate humbën jetën 59 persona si pasojë e një zjarri.
Në intervistat e realizuara nga gazetari Eraldo Harlicaj, familjarët shprehen të tronditur për fëmijët e humbur dhe sipas tyre, nuk ka dënim që do e shlyejë këtë krim të rëndë.
“Kam humbur djalin e shokut dhe jam nga Serbia, kam ardhur nga Serbia këtu për ti ardhur në ndihmë shokut. Ende janë duke bere analiza se kush është djali, ende nuk e dinë gjendjen. Djali i shokut është 24 vjeç, ka qenë me të dashurën e vet e kanë humbur jetën të dy atje.”
“Humbëm djalin 24 vjeç. Po organizojmë protesta me familjarët e të humburve në Koçan.”
“Kemi nipin e humbur në këtë fatkeqësi, ne e dimë se si ndjehemi. nipi ishte 21 vjeç, Ai ka qenë në punë, ka punaur dje kamarier. Nuk di çfarë të them ju lutem mos më pyesni më se nuk mund të përgjigjem”.
“Në rastin konkret nuk kam familjarë, por miq dhe të afërm që kanë humbur jetën në vendngjarje. Kjo është një tragjedi e madhe, një dhimbje e madhe dhe nuk mund të përmbahej, është një katastrofë. Fjalë për të na dhënë shpresë nuk ka. Fëmijët nuk shkojnë në shkollë, dhe nuk e di si do funksionojnë. Unë erdha për terapi personale këtu dhe për fat të keq u ndjeva shumë keq. Nuk besoj se do të ketë drejtësi dhe njoh shumë njerëz që kanë humbur dhe jetën dhe djali ku punon burri im, ka vdekur, I cili studionte në bullgari dhe ishte viti I dytë në fakultet I cili ishte 22 vjeç. Sot e morëm lajmin e humbjes së jetës së tij, dje ishte në spitalin e Koçanit, e dërguan në Bullgari dhe sot na thanë që ka humbur jetën dhe s’kemi informacione të tjera. Dëgjova se sot mbahej protesta te parku I qytetit po nuk e di se ca do behet.”
“Ky është djali im që për tre ditë do të bënte 25 vjeç, kishte ditëlindjen më 19 mars, i lindur në vitin 2000. Çfarë të ndjej? Kjo nuk paguhet, nuk mund të kthehet, këto ndjenja janë katastrofike. Familja ime është me ndjenja katastrofike. Djali im ka qenë për qejf, dhe qejfi iu kthye në katastrofë, me djegien e lokalit. Djali im me gjithë shokun e tij duke ndihmuar të tjerët, me Andrej Lazarov që luate futboll për skuadrën e Shkupit, vdiqën duke ndihmuar të tjerët. Drejtësi nuk ka, kush do ma kthejë djalin, kush do ma kthejë shokun e tij dhe të tjerët që humbën jetën? Drejtësi, drejtësi po nuk ka drejtësi, drejtësia nuk kthehet. Të rinj vdiqën për shkak se nuk ka drejtësi për arsye të parasë, që biletat shiten në të zezë dhe kjo ndodh. Këta nuk e meritojnë këtë. Kjo është më keq se të vritesh me pistoletë. Me pistoletë mund të të gjuajnë në ballë, po kjo është krim më i rëndë. Këtu nuk ka dënim që mund të ndihmojë, është një krim i rëndë dhe për çfarë, për djalin tim që nuk ishte as 25 vjeç dhe ra duke ndihmuar të tjerët. Kush do ma kthejë djalin tim? Djali kishte ëndrra, kishte studiuar informatikë, ishte programues dhe ka punuar për një kompani ndërkombëtare, ka dashur të bëhej shumë më i madh dhe të bëjë biznesin e vetë, të eci me këmbët e veta e ja çfarë i bëri kjo katastrofë. Gjithçka mbaroi për atë dhe për ne si familje”.
Top Channel