I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 34-vjeçari në pikën kufitare të Kakavijës

16/03/2025 16:31
Foto ilustruese

Një 34-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge është arrestuar këtë të diel në Kakavijë.

Gjykata e Apelit Vlorë më datë 22.12.2016, e ka dënuar shtetasin me iniciale Xh.Z., me vendim penal të formës së prerë, me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve shtetasi Xh. Z., iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta