Formula 1/ Dominim i Norris në Australi, Verstappen ndjek britanikun, Ferrari katranos çdo gjë

16/03/2025 09:22

Formula 1 ka zhvilluar garën e saj të parë të sezonit të ri 2025, me spektaklin që nuk mungoi në Çmimin e Madh të Australisë.

Gara e zhvilluar në Melbourne mbajti emrin e Lando Norris, britaniku i McLaren që u rendit i dyti vitin e shkuar.

25-vjeçari dominoi garën, edhe pse me shqetësime të herëpashershme nga kundërshtarët.
Pas tij u rendit kampioni i Botës në fuqi, Max Verstappen, ndërsa podiumi u plotësua nga një tjetër britanik, George Rusell i Mercedes.

Alex Albon surprizoi sërish, ashtu si në provat zyrtare të një dite më parë, duke u renditur në vendin e katërt me Williams, ndërsa 18-vjeçari italian, Andrea Kimi Antonelli mori vendin e pestë në garën e tij të parë debutuese me Mercedes.

Ferrari katranosi çdo gjë, me Charles Leclerc që u rendit i 8-i, ndërsa Lewis Hamilton mori vetëm një pikë me vendin e 10-të, kjo falë strategjisë së gabuar të skuderisë italiane.

Kjo garë u transmetua drejtpërdrejt në DigitAlb, ndërsa gara e radhës do të jetë ajo e Kinës, me provat zyrtare të shtunën e 22 marsit dhe gara një ditë më pas, të cilat gjithashtu do të keni mundësinë t’i ndiqni live në DigitAlb.

RENDITJA:

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta