
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës së tij a përmendur ish-sekretarin e SHBA-së, Antony Blinken.
Duke iu referuar Blinkenit, Berisha tha se dikur ky i fundit firmosi vendimin për ta shpallur demokratin non grata, por sot ai vetë po përballet me një vendim të tillë.
“‘Non grata’ ime defakto siç keni konstatuar pas vetingut 34-vjeçar, të prokurorëve politike të Edvin Ramës doli se, Sali Berisha i akuzuar për korrupsion, kishte kursime së bashku me bashkëshorten 100 mijë euro në punën e tyre 54 vjeçare. Një apartament 40 metra më të madhe se ai që ka patur.
Doli se nuk e kishte shkelur kurrë ligjin, ai dhe fëmijët e tij. Pra për mua, ata që më akuzuan, ata mashtruan dhe fatmirësisht njeriu që firmosi është sot ‘non grata’ në vendin e tij. Dhe ky është, e thonë, ‘karma rikthen’ dhe ai mori atë që meritonte nga presidenti Donald Trump“, tha Berisha.
Top Channel