“Rama sot u damkos si armik i egër i lirisë”/ Berisha në protestën kundër mbylljes së TikTok: Mori ndëshkimin e merituar nga të rinjtë

15/03/2025 20:16

“Edi Rama sot u damkos si armik i egër i lirisë”, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, në përfundim të protestës, që u organizua kundër mbylljes së TikTok.

Ju i dëgjuat fjalët e tyre, Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar, sot u damkos si armik i egër, jo i TikTok, por armik i lirisë, i të rinjve shqiptarë. U damkos si i biri i të atit që 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit. Mori ndëshkimin e merituar. Kurrë s’kam dëgjuar fjalime kaq të bukura se sa dëgjova sot. Ishte dita e tyre, u mrekullova nga fjalët që mbajtët“, tha Berisha.

I pyetur nëse do të ketë protesta të tjerë me këtë temë, ai tha se këtë ‘do ta vendosin të rinjtë’.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta