Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe të vazhdojë garën për çmimin e madh.

Në spektaklin e sotëm, ajo u shpreh se gripi dhe ngarkesa emocionale e bënë të merrte një javë më parë vendimin për largimin nga shtëpia.

“Ka qenë një ndër gripërat më të vështirë, që kaloi në mushkëri. U bashkua dhe me rëndesën emocionale, erdhi një pikë që më lanë fuqitë. Mendoj se kisha nevojë të merrja frymë, kisha nevojë të ndieja dashurinë e sinqertë, pavarësisht se i gjeta në një gjendje jo të mirë në shtëpi”.

Duke treguar se prindërit nuk i kanë përjetuar mirë situatat e Eglit në “BBV”, këngëtarja tha se do të rikthehet për ta e mbi të gjitha për veten.

“Në fakt, për ta jam sot këtu. Mami sot ka ditëlindjen dje para se të isha u thashë se ky rikthim është për ju dhe për të vënë në vend dinjitetin tim”.

Moderatori Ledion Liço njoftoi hapjen e një televotimi, ku publiku do të jetë ai që do të vendosë nëse do që ta rikthejë Eglin në garë. Ndërkohë, nëse ish-banorja ribëhet pjesë e garës dhe nëse fiton çmimin e madh, do të marrë vetëm gjysmën e vlerës, pra 50 dhe jo 100 milionë lekë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta