
Akt anticensure, e cilësoi kryedemokrati Sali Berisha urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, që solli heqjen nga puna të qindra punonjësve të Zërit të Amerikës dhe gjashtë agjencive të tjera.
Kur u pyet nga gazetarët, gjatë protestës së sotme, që organizua kundër mbylljes së “TikTok”, Berisha tha se mbyllja e VOA-s është thjesht një çështje gjeopolitike.
“Gjatë mandatit të parë të Presidentit Donald Trump, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar, se e kam ndjekur. Fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën, garancitë që ai dha që nuk do të ketë censurë. Mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e një gjeopolitike globale. Ata konsiderojnë se shpenzimet e mëdha që bëhen për këtë radio, duhet të reduktohen. S’ka të bëjë me censurën ajo është një ent publik. Mund të them se ishte akt anticensure”, tha ai.
Top Channel