“A doni me dit disa sekrete”/ Protestuesi nis të flasë për Allahun në tubimin për mbylljen e TikTok, i heqin mikrofonin

15/03/2025 22:33

Një incident ndodhi gjatë protestës së sotme të Partisë Demokratike, kur një qytetar u ngjit në podium dhe nisi të fliste për Allahun dhe ‘disa sekrete’ që pretendonte se do të zbulonte për të pranishmit.

Fjalimi i tij nuk kishte lidhje në fakt me tubimin, që ishte thirrur kundër mbylljes së TikTok.

Përshëndetje Shqipe dhe Allahut, përshëndetje dritë e Kombit. Për çfarë kemi ardhur në këtë dynja ne? Për të ditur mrekullitë e Allahut. Shikoni se si janë shpopulluar krejt, fëmijët tanë ku i kemi? Nëpër botë! Allahu na e ka mbush prehrin me evlatë për t’i gëzuar. Jo për t’i çuar nëpër botë. Në këtë vend, kemi prezent Ademin dhe Havanë, këtu i kemi”, tha qytetari.

Organizatorët më pas i hoqën mikrofonin dhe pavarësisht insistimit të qytetarit, ai nuk u lejua të flasë më.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta