Vijojnë sulmet në Ukrainë, 11 të plagosur nga raketat ruse

14/03/2025 22:40

Njëmbëdhjetë persona janë plagosur në sulmin me raketa ruse në qytetin ukrainas Kryvyi Rih.

“Gjashtë prej tyre po trajtohen në spital për lëndime”, tha guvernatori i zonës, Serhiy Lysak, duke shtuar se numri i plagosurve ka të ngjarë të rritet.

“Raketat balistike ruse shënjestruan një zonë banimi, duke shkaktuar dëme të mëdha në katër ndërtesa, disa shtëpi, biznese dhe rrjete komunikimi”, shtoi Lysak.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta