
Rusia do të përjashtojë të dërguarin special të Trump për Ukrainën nga bisedimet e paqes, raporton Reuters dhe NBC.
Mediat raportuan se zyrtarët rusë u kanë thënë homologëve të tyre amerikanë se nuk duan praninë e të dërguarit special të Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, në negociatat e paqes në vazhdim.
NBC vuri në dukje se disa zyrtarë të rangut të lartë rusë janë ankuar për qëndrimet e Kellogg, ku sipas tyre, i dërguari special është më pro-ukrainas.
Një zyrtar amerikan tha për Reuters se kërkesa e Kremlinit nuk është pranuar, duke përmendur praninë e bashkëpunëtorit të ngushtë të Kellogg, Eli Rosner, në takimin e fundit të amerikanëve dhe ukrainasve në Jeddah.
Megjithatë, nuk ka kaluar pa u vënë re fakti se Kellogg ka munguar në të njëjtin takim në të cilin pala amerikane përfshinte Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Matt Ëalsh, si dhe mungesa e tij në takimin SHBA- Rusi në Arabinë Saudite në fund të shkurtit.
Kellogg ka shprehur në të kaluarën kritika të forta ndaj agresionit rus në lidhje me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, por gjithashtu ka mbështetur vendimet e qeverisë amerikane si ngrirja e ndarjes së inteligjencës amerikane me Kievin.
Top Channel