Aksident me vdekje në autostradën Thumanë-Laç
14/03/2025 19:31
Një aksident tragjik ndodhi këtë mbrëmje në Thumanë.
Një këmbësor, që ende nuk është identifikuar, u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 21-vjeçar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, në rrethana ende të paqarta. Ndërkohë shoferi u shoqërua në Komisariat, për t’u marrë në pyetje.
Top Channel