
13/03 12:47
Socialisti Nasip Naço, i cili nuk do të garojë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, pasi nuk pranoi të jetë në listën e hapur të kandidatëve, tregon se pasi të lërë mandatit, do të fokusohet te profesioni i avokatit.
“Më shikoni si jam, 1 e 85. Jam ky që jam. Unë e falënderoj zotin Rama që vendosi kritere të forta. Në shtator do jem avokat. Dhe ky vend pas këtyre ngjarjeve ka nevojë për avokat. Unë ua kam kthyer borxhin Partisë Socialiste. As i kam borxh, as më kanë borxh. Gjithkush duhet ta kuptojë që vjen një moment që duhet të iki. Ky vend ka nevojë për njerëz të rinj”,-tha deputeti.
Top Channel