“Riktheni taksën e sheshtë, përjashtoni një sërë të tjerash”/ Bizneset u drejtohen partive para zgjedhjeve

13/03/2025 16:27

Teksa 2 javë na ndajnë nga fillimi i fushatës elektorale ndërsa për 2 muaj mbahen zgjedhjet parlamentare, shoqatat e biznesit i janë drejtuar partive politike me një sërë propozimesh.

Nëpërmjet një platforme ekonomike biznesi në vend kërkon një klimë më të favorshme duke parashtruar çështjet që i konsideron më problematike dhe të cilat duhen marrë parasysh nga partitë, në programet e tyre elektorale.

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare, urojmë dhe nxisin që fushata elektorale dhe partitë politike të ofrojnë vizione të qarta dhe zgjidhje konkrete për këto sfida, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjitha kategoritë e bizneseve”, shprehet Nikolin Jaka, drejtues i Dhomws sw Tregtisw dhe Industrisw.

Bizneset ndalen tek taksat përjashtimin nga një sër prej tyre dhe aplikimin e një sistemi

  • Aplikimi i një sistem të ri fiskal me një taksë të sheshtë 10% për të nxitur investimet, rritjen e pagave dhe formalizimin e ekonomisë.
  • Vendosja e shkallës së kompensimit të fermerëve për TVSH-n
  • Kreditim me 75% të TVSH për shitjen e produktit bujqësor vendas nga subjektet që nuk janë objekt i TVSH-së
  • Përjashtimi nga TVSH-ja për investimet, në importin e impianteve dhe pajisjeve për fotovolatike, eolike etj pavarësisht vlerës së investimit
  • Rimbursim automatik të TVSH dhe kryerje të kontrollit tatimor në çdo kohë dhe jo vetëm përpara kërkesës së rimbursimit.
  • Heqja e taksës doganore prej 10% për industrinë e përpunimit të mishit
  • Kontributi për Strehimin Social- Duke qenë se ky ligj, bie në kundërshtim me Kushtetutën, kërkojmë shfuqizimin e tij.
  • Vlera e taksës propozojmë të llogaritet mbi koston e ndërtimit dhe jo mbi vlerën e referencës se shitjes.
  • Të hartohet një ligj për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në masën 3-5%

Kërkesat e bizneseve përfshijnë edhe sektorin e turizmit për të cilin kërkojnë vendosjen e bashkive për punonjësit por dhe subvencioneve ndërsa në tregti kërkojnë thjeshtëzimin e procedurave doganore.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta