“Në 17 vite politikë, të gjitha fushatat i ka fituar”/ Kandidat në listat e hapura, Gjiknuri: Rama guxon dhe eksperimenton, kjo formulë…

13/03/2025 10:54

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i pyetur se si ndihet që është caktuar si kandidat në listat e hapura, u shpreh se ‘kjo është një betejë që do ta fitojë, si të gjithë të tjera në 17 vite politikë’.

“Reforma zgjedhore parashikoi edhe listë të hapur, edhe listë të mbyllur. Damian Gjiknuri në 17 vite politikë, të gjitha fushatat i ka fituar. Për mua, rikthimi në Vlorë është një mundësi e mirë, është një qark që unë kam dhënë shumë, kam lidhje shumë të forta, m’u ndërpre jeta politike atje për shkak të delegimit në Elbasan apo si sekretar i përgjithshëm. E mirëpres dhe i uroj kandidatëve. Lista është e bukur se ka varietete të ndryshme.

Edi Rama guxon, eksperimenton dhe mendoj se kjo formulë mund të jetë shumë e suksesshme dhe pse jo, mund të arrijmë një rezultat më të mirë se sa herët e tjera”, tha Gjiknuri.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta