Mbyllet seanca paraprake për “Partizanin”, në 4 prill vendoset nëse çështja do të kalojë në gjykim themeli

13/03/2025 14:50

Seanca paraprake për dosjen Partizani ku është i akuzuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha u mbyll këtë të enjte.

Gjykata do të shpallë vendim në datën 4 prill në orën 9 nëse do ta kalojë apo jo çështjen në gjykim themeli, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Në këtë proces, si të akuzuar kryesorë të SPAK janë ish-kryeministri Sali Berisha, që dyshohet për korrupsion, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi i cili dyshohet se u korruptua nga biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili veç korrupsionit, ka edhe akuzën e pastrimit të parave.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta