
Në Tiranë është duke zhvilluar një vizitë dy ditore komisioneria e zgjerimit në Komisionin Europian Marta Kos e cila është takuar me kryeministrin Edi Rama.
Unioni europian tha komisioneria Kos, bëhet më i fortë me përfshirjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Komisionerja vlerësoi çfarë Shqipëria ka bërë deri me tani me çeljen e kapitujve.
Komisonerja Marta Kos: Vendi juaj ka ecur shumë mirë në rrugëtimin drejt BE. Rrugëtimi juaj drejt BE është i sigurt dhe i vërtet. Më pëlqen që takohem me ju, me ekipin tuaj dhe e shoh që jeni me kaq pasion për vendin tuaj dhe BE-në. Erdha këtu për t’iu treguar mbështetjen time të plotë për ambiciet tuaja. Ju citoj kur ju thoni që negociatat të përmbyllen deri në vitin 2027 dhe ne jemi në rrugën e duhur. Janë hapur grup kapitujt e caktuar. Siç e dimë dhe ne, nuk bëhet fjalë vetëm për hapjen e këtyre grup kapitujve, por dhe përmbylljen e tyre.
Me shumë dëshirë duam që hqipëria të bëhet pjesë e BE-së, sepse e meritoni. Europa nuk do jetë më e madhe por dhe më e fortë. Ju keni kampionë për bashkëpunimin rajonal dhe kjo është shumë e rëndësishme. Unë jam komisionerja e parë që vij nga ky rajon dhe e di shumë mirë se sa fort duhet të luftosh që të jesh pjesë e BE-së. Ky do të jetë suksesi ynë i përbashkët. Ju jeni të harmonizuar me politikën e jashtë dhe të sigurisë së BE-së. Unë besoj se ne sot do kemi ratifikimin në Parlament, në mënyrë që t’i japim Shqipërisë shumën e 1 miliardë eurove, në mënyrë që të kryhen të gjitha reformat e nevojshme.
Më ka lënë shumë mbresë reputacioni juaj për mikpritjen. Ma kishin thënë më parë, por e kam përjetuar tashmë. Bëhet fjalë për bashkëpunimin rajonal, bashkëpunimin rinor. Keni zhvilluar samitin e Ballkanit, procesin e Berlinit. Ju keni qenë shumë i suksesshëm dhe keni sjellë organizatën e futbollit, kampionatin Europian të futbollit për 21-vjeçarët. Fokusi duhet të jetë te zbatimi i reformave dhe te përshpejtimit i konfirmimit të reformave të tjera.
Ne nuk jemi vetëm pasionant për Europën, por dhe të orientuar drejt objektivave. Ne do t’i japim këto rezultate, edhe nëse qytetarët shqiptarë do ta mbështesin këtë punë që po bëjmë. Është shumë e rëndësishme që anëtarësimi në BE është një punë e rëndësishme për shoqërinë shqiptare. Të përfshihet çdo qytet, çdo fshat, çdo rajon, që të gjithë ta kuptojnë sa e rëndësishme është. Me sa shoh unë, më shumë është detyrë e juaja.
Në këtë aspekt, ne do kemi shumë shpejt dhe një sondazh se si po ecën zgjerimi, procesi dhe do të ndërtojmë një fushatë… Do të doja shumë që shumë gazetarë të BE-së të vijnë e ta shohin nga afër jetën në Shqipëri. Kur ne themi që ta përmbyllim këtë proces në vitin 2027, na duhet mbështetja e shteteve anëtare.
Top Channel