
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e të ashtuquajturës “aleancë e vullnetit” të thirrur të shtunën nga kryeministri britanik, Keir Starmer.
Siç shkruan gazeta italiane, ‘La Stampa’: “Meloni ua bëri të qartë bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë se nuk ka ndërmend të mbështesë një nismë që nuk e bind atë. Italia ka vendosur që nuk ka ndërmend të dërgojë ushtarë të saj, si pjesë e një nisme evropiane për të garantuar integritetin territorial të Ukrainës”.
Megjithatë, qeveria italiane nuk ka dhënë një njoftim përkatës dhe gazeta financiare ‘Il Sole 24 Ore’ vlerëson se, pavarësisht pretendimeve të saj serioze, kryeministrja italiane nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.
Takimi i kësaj të shtune do të mbahet me video-konferencë.
Top Channel