Foto ilustruese

Janë sekuestruar tre pasuri të paluajtshme të një 44-vjeçari në Sarandë, të cilat dyshohet se buronin nga bota e krimit.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, vendosën në sekuestro pasuritë e shtetasit Romeo Laze, 44 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Konkretisht u sekuestruan: 1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m², 1 truall me sipërfaqe 100 m² dhe 1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh.

Hetimet vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pasurive të shtetasit Romeo Laze.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta