“Duhet të negociojmë me partnerët amerikanë”, Putin: Paqja arrihet duke adresuar të gjitha problemet

13/03/2025 17:18

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se është në favor të arritjes së një armëpushimi si dhe paqeje të përhershme me kushtin që të adresohen të gjitha problemet mes dy kombeve.

“Kush do të japë urdhra për të ndërprerë armiqësitë dhe sa do të vlejnë këto urdhra?”, pyeti Putin.

“Kush do të vendosë se ku ka ndodhur një shkelje e marrëveshjes së mundshme të armëpushimit përgjatë 2000 km”, tha Putin duke iu referuar gjatësisë së kufirit midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Të gjitha këto çështje duhet të studiohen me kujdes nga të dyja palët. Ideja e një armëpushimi është e mirë dhe ne absolutisht e mbështesim atë, por ka çështje që duhet t’i diskutojmë”, tha presidenti.

“Unë besoj se duhet të negociojnë me kolegët dhe partnerët tanë amerikanë dhe ndoshta të kemi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump. Vetë ideja për t’i dhënë fund këtij konflikti me mjete paqësore është shumë e mirë dhe ne e mbështesim atë”, përfundoi ai.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta