U kërcënua me jetë/ Merret vendimi, kthehet në detyrë prokuroja Merita Selimi

12/03/2025 20:41

Rikthehet në detyrë prokurorja Merita Selimi.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, vendosën konfirmimin në detyrë të Selimit.

Njoftimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 48/2023, datë 26.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 691, datë 27.07.2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

· Ndryshimin e vendimit nr. 691, datë 27.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi.

· Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, sot, më datë 12.03.2025.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta