
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në “Top Story” detajet se si është arritur përgjimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e paraburgimit.
Ajo u shpreh se përgjimet janë ambientale, ku përfshihen biseda të Veliajt me të afërmit e tij që e kanë vizituar në qeli, përfshirë edhe dy punonjës të Bashkisë.
Sa i përket seancës gjyqësore maratonë për kryebashkiakun, Hoxha tha se kjo është diçka e pazakontë.
“Unë nuk disponoj këto biseda telefonike të kryera nga telefoni fiks. Ka përgjime ambientale midis Veliaj dhe të afërmve të tij, që ishin autorizuar nga prokuroria për të takuar Veliajn, edhe dy shtetas që kanë pozita të njohura në Bashki. SPAK i ka lejuar për arsye pune.
Më e rëndësishme do të jenë bisedat e transkriptuara gjatë bisedimeve me të afërmin e tij. Nesër është e qartë që do të merret vendimi. Palët i kanë hedhur në tryezë qëndrimet e tyre të palëkundura. SPAK ka sjellë edhe këto biseda telefonike, më pas është mbyllur.
Ditën e nesërme do të zbresë dhe do të japë vendimin mbi kërkesat e Veliajt për të lënë qelinë. Është një proces maratonë dhe i pazakontë, Veliaj transportohet nga policët e burgut sapo përfundon seanca, e më pas për tu risjellë sërish. Prezencë e shtuar e policisë, dike u vendosur në kordon ose duke u vendosur në ambiente përpara mbërritjes së Veliajt”, u shpreh Anila Hoxha.
Top Channel