Papunësia ulet në 8.8%! Rritet punësimi, bujqësia dhe industria kanë shumë vende bosh

12/03/2025 20:02

Niveli i papunësisë për popullsinë 15-64 vjeç ra në 8.8% për vitin 2024.

Të dhënat e marra si bazë nga Censi i popullsisë 2023, sipas të cilit në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë qytetarë por edhe ndryshimet demografike reflektuan një rënie të këtij treguesi.

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli bëri me dije dhe shifrat nga anketa tremujore e forcave të punës për tremujorin e katërt 2024.

Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri për +15 vjeç është 8.8% duke shënuar një rritje vjetore me 0.8%  dhe ulje 3 mujore 0.7%”, shprehet Elsa Dhuli, drejtoreshë e INSTAT.

Shkalla e papunësisë për burrat ra më tej ndërsa u rrit për gratë. Ndërsa ky tregues për të rinjtë qëndron në nivelin e 19.1%.

Sektorët që po vuajnë më së shumti mungesën e fuqisë punëtore vijojnë te mbeten po të njëjtit. Punësimi u ul me 2,3 % në sektorin e bujqësisë, 0,9 %  tek shërbimet dhe me 2,4 % industria.(grafik)

Të tre sektorët kanë ndikuar industria tregtia e shërbimet po fokusi është tek shërbimet“, shton ajo.

Nga ana tjetër punësimi është rritur krahasuar me një vit më parë sipas INSTAT. Për burrat shkalla e punësimit arriti në 74.9% ndërsa tek gratë në 61.9%.(grafik)

Në tremujorin e 4, 2024 shkalla e punësimit është 68.3% duke shënuar rritje vjetore me 1.6% dhe rënie 3 mujore me 0.8%”, përfundoi ajo.

Ndonëse punësimi është rritur dhe papunësia është në rënie, 4.1% e shqiptarëve janë kategorizuar si të dekurajuar pasi besojnë se nuk ka punë të disponueshme.

PUNËSIMI SIPAS SEKTORËVE

(Burimi: INSTAT)

Bujqësia            -2.3%

Shërbimet         -0.9%

Industria              -2.4%

 

SHKALLA E PUNËSIMIT SIPAS GJINISË

(Burimi: INSTAT)

Burrat                     74.9%

Gratë                       61.9%

 

 

 

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta