
Mbledhja e Kryesisë së PS ka nisur, ndërsa na ndajnë disa orë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS.
Të 12 drejtuesit politik do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 majit sipas formulës, drejtuesit politik, gratë dhe të rinjtë në listën e mbyllur, ndërsa të tjerët në listën e hapur në një garë të fortë mes veti.
Zyrtarisht dihet fakti që Petro Koçi nuk do të jetë kandidat për deputet, ndërkohë që tre kryebashkiakë, i Burrelit, Tepelenës dhe Beratit kanë dhënë tashmë dorëheqjen për t’iu bashkuar listës së socialistëve.
Rama i nisi që në mesditë mbledhjet e veçanta me të gjithë drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, ndërsa këtë pasdite do të hartohet lista finale për ta dorëzuar në KQZ para orës 24:00.
Top Channel