
Zbulohen emrat e kandidatëve për listën e PS në qarkun e Kukësit.
Qarku i Kukësit:
Eduart Shalsi (lista e mbyllur)
Ali Hallaçi
Aristogena Poga Geca
Alban Zeneli (ish-deputet i PD)
“Qarkun e Kukësit do ta kryesoj unë, Eduart Shalsi.
*Halil Hallaçi është djali i një familje të njohur në Kukës, është i arsimuar jashtë vendit. Ka mbajtur pozicionin e Myftiut të Kukësit. Ka shërbyer si prefekt i qarkut të Kukësit’. Ka qenë i angazhuar në projekte kulturore humanitare dhe sociale.
* E dyta në listë është Aristogena Toga Geca.
* I treti është një ish-deputet, i PD-së në fakt. Alban Zeneli quhet, di fort mirë që i është bashkuar ekipit tonë pasi beson se PS dhe Edi Rama do të fitojë një mandat të tretë, të katërt, më fal (dëgjohen të qeshura).
Ky është ekipi i Kukësit, që shpresojmë të arrijmë një rezultat të mirë.”, u shpreh në një prononcim për mediat Eduart Shalsi.
Top Channel