Ekskluzive/ Emrat e 3 kandidatëve potencialë nga Britania, SHBA-ja dhe Kanadaja në listën e PS nga diaspora

12/03/2025 11:05

Partia Socialiste i ka gati emrat potencial që vinë nga diaspora për në listën finale të kandidatëve për deputet.

Një mori me emra nga diaspora janë diskutuar paraditen e sotme mes Edi Ramës dhe Këshillit të Diasporës brenda PS.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ekskluzivisht duke iu referuar burimeve nga selia rozë, raporton tre emrat potencial të cilët do të kalojnë në filtrin final të Kryesisë Socialiste sot ora 18:00.

Nga Britania e Madhe është përzgjedhur emri mjekut kardiolog Kristo Papa.

Nga SHBA vjen kandidatura e Erinda Azizajt.

Ndërsa një emër tjetër ai i Eduard Zadrimës vjen nga Kanadaja.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta