
Në Fülöpszállás, Hungari, u zhvillua “Kupa e Skënderbeut”, një turne prestigjioz i mundjes së krahut, që mblodhi garues nga e gjithë bota.
Kjo garë, që mbajti emrin e heroit tone kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeut, u organizua nga kampioni botëror László Klemen, me mbështetjen e Konsullit të Nderit, Avni Hafuzi.
Shqipëria u përfaqësua nga sportisti Shkëlqim Koçi, i shoqëruar nga trajneri i tij Ivo Doshi, i cili është gjithashtu zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes së Krahut. Koçi shkëlqeu në këtë turne, duke u shpallur dy herë kampion në dy disiplina:
Mundja me dorën e majtë – Mposhti një kundërshtar serb në finale.
Mundja me dorën e djathtë – Triumfoi ndaj kampionit hungarez.
Ky sukses vjen pas një tjetër arritjeje të rëndësishme për Koçin, i cili vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Zvicër.
Mundja e krahut thuhet se e ka fillesën që në kohën e Skënderbeut, i cili e përdorte si një metodë për të përzgjedhur luftëtarët më të fortë.
Top Channel