Sherri pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, nis hetimi ndaj 6 djemve! Mes tyre tre adoleshentë

11/03/2025 17:31

Pas sherrit të rëndë të ndodhur mesditën e djeshme mes nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, policia e Tiranës njofton sot se ka nisur hetimi në gjendje të lirë ndaj 6 personave.

Nën hetim janë personat e përfshirë A. Gj, 18 vjeç, J. H, 18 vjeç, D. H, 22 vjeç dhe 3 shtetas të mitur 17 vjeç.

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj, 18 vjeç, J. H, 18 vjeç, D. H, 22 vjeç dhe 3 shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ditën e djeshme në Rrugën e Barrikadave janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin“-njofton Policia e Tiranës.

Përpos grushteve dhe shqelmave, të rinjtë kanë përdorur edhe sende të forta, duke marr edhe konet e parkimit për të gjuajtur një të ri në grup.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, dukej që ngjarja ka ndodhur në prani të të rriturve, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga këta të fundit për të shuar sherrin.

Top Channel