SHBA dhe Ukraina arrijnë marrëveshje pas 8 orësh, Kievi pranon armëpushimin 30-ditor! Uashingtoni rifillon ndihmën e sigurisë

11/03/2025 19:21

Shtetet e Bashkuara “do të heqin menjëherë pauzën për ndarjen e informacionit të inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën”, thanë SHBA dhe Ukraina në një deklaratë të përbashkët në lidhje me takimin e tyre sot në Jeddah, Arabi Saudite.

“Kievi gjithashtu shpreh gatishmërinë për të pranuar propozimin e SHBA-së për të miratuar një armëpushim të menjëhershëm, të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë të palëve dhe i cili është subjekt i pranimit dhe zbatimit të njëkohshëm nga Federata Ruse”, thuhet në deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara do t’i komunikojnë Rusisë se reciprociteti rus është çelësi për arritjen e paqes”, shkruhej në deklaratë.

Të dy palët janë takuar për më shumë se tetë orë në qytetin saudit të martën.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta