Erion Veliaj doli sot para trupës gjykuese të Apelit të Gjykatës së Posaçme, për të kërkuar zbutjen e masës së dhënë ndaj tij, atë të arrestit me burg, seancë e cila u shty për ditën e nesërme në orën 12:30. 

Në foton e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha është kryetari i bashkisë, i cili rreth orës 9:40 mbërriti nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e Gjykatës.

Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta