Arritja e marrëveshjes SHBA-Ukrainë, Trump: Shpresoj të ketë një armëpushim total, do takoj edhe Putinin

11/03/2025 21:21

“Shpresoj të arrij një armëpushim të plotë në ditët e ardhshme”, kjo ishte deklarata e presidentit Donald Trump, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes SHBA dhe Ukrainës.

TGCOM24, teksa citon Bloomberg, shkruan se Trump ka deklaruar se do të flasë me presidentin rus, Vladimir Putin, për këtë marrëveshje dhe hapat e mëtejshëm.

“Unë do të flas me Putinin, mendoj këtë javë. Do të flas me Putinin, ndoshta këtë javë”, tha Trump.

Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm për të ftuar përsëri Presidentin Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë pas bisedimeve të sotme SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite.

Më pak se dy javë më parë, vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë “mori dhenë” pasi presidenti Trump dhe zëvendëspresidenti i tij, JD Vance, kërkuan që ai të tregojë më shumë mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së.

Pas takimit të sotëm prej 8 orësh, Shtetet e Bashkuara thanë se “do të heqin menjëherë pauzën për ndarjen e informacionit të inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta