“Vinit me çanta dhe këpucë të shtrenjta në Kuvend”, Berisha akuza qeverisë: Ministri Vengu u hapi portin e Durrësit bandave kriminale

10/03/2025 17:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë dhe ministrat e saj për korrupsion apo bashkëpunim me krimin.

Berisha tha se deputetet dhe ministret e PS vinin në Kuvend me çanta dhe këpucë të shtrenjta, dhe se pasi e ngritën si problem, vendosën të vijnë pa çanta fare.

Berisha hodhi akuza të rënda edhe ndaj ministrit të mbrojtjes Pirro Vengu, kur tha se ai ka “hapur portin e Durrësit për bandat kriminale, për ta kaluar drogë”.

“Qytetari nuk harron kur vini me këpucë të shtrenjta dhe çanta, dhe kur u shtrua problemi i çantave, vini pa çanta fare në parlament. Nuk mundet qytetari të mos e dije se qëkur u vu Vengu, dezertor i NATO, në portin e Durrësit 1 kg kokainë nuk u kap, dhe u shpërblye ky për t’u bërë ministër sepse u hapi portin klaneve të drogës”, tha Berisha.

“Ju sot nuk duhej të kishit ardhur fare në Parlament, të kishin vendos në mbledhjen e grupit që të mos dilnit më kurrë para shqiptarëve”, tha ai më tej.

Berisha më pas tha se “zotohet se Shqipëria e ëndrrave do të jetë realiteti i katër viteve që vijnë”, nëse ai do të vijë në pushtet në 11 maj.

“Do shkojnë paratë për shkolla, kopshte, për të sëmurët, do detaksohen ushqimet për ata që janë në nevojë, minimumi jetik 200 euro… do dalë do thotë ai (Rama) se kjo është katastrofë”, tha Berisha.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta