Gjykata e Posaçme ka dënuar përjetë Fran Marashin i që akuzohet për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë 5 punonjës policie.

Sikundër SPAK kërkoi, GJKKO vendosi dënim me burg për Marashin.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, në formën e pjesëmarrjes në bandë të armatosur, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 1 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës M.K, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.Sh, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës A.S, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, në dëm të viktimës I.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm  të viktimës Th.T, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë në dëm të viktimës Y.Dh, parashikuar nga nenet 79/b dhe 22 i Kodit Penal, në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 dhe me nenin 334 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995) e dënimin e tij me 35 (tridhjete e pesë) vjet burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Marashi për kryerjen e veprës penale“Heqja e paligjshme e lirisë”, në dëm të viktimës K.B, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Bandës së armatosur”, parashikuar nga neni 110 paragrafi 2 i Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), në lidhje me nenin 28 paragrafët 1, 3 dhe 4 të Kodit Penal dhe me nenin 334 pika “I” të Kodit Penal (ligji nr.7895 datë 27.01.1995), e dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

10. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, i pandehuri Fran Marashi, përfundimisht dënohet me një dënim të vetëm me burgim të përjetshëm.

11. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Fran Marashi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta