Kërkoi bllokimin e nismës për burgjet e hapura, KAS rrëzon Celibashin
10/03/2025 12:37
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kryekomisionierin Ilirjan Celibashi në lidhje me nismën e burgjeve të hapura.
KQZ e konsideroi si ligj elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit këtë nismë.
Më 20 shkurt Kuvendi ankimoi bllokimin që KQZ i bëri këtij projektligji, i cili parashikon kalimin e të dënuarve në burgje të hapura.
“Nuk shkel parimet e Kodit Zgjedhor. Të burgosurit nuk përfitojnë prej atij ligji financiarisht”, sipas KAS.
Top Channel