
Politikani Fatmir Mediu ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Andis Harasani.
Ai rikujtoi në një postim në Facebook bisedën e fundit që ka bërë me ish-deputetin përpara se ai të ndërronte jetë.
“Me hidhërim të thellë mora lajmin se Andis Harasani ndërroj jetë në New York nga një sëmundje e rëndë.
🔹Ndoshta ndanim bindje të ndryshme politike, por ruanim një miqësi të vecantë kur Andia ishte në Shqipëri edhe më vonë kur u shkëput në Amerikë.
🔹Në datën 12 shkurt, më Andis më shkruajti për të më pyetur si jam, dhe më the se jam me tumorr, pastaj biseduam në tel për herë të ku më tregoj për sëmundjen e tij të rëndë dhe më tha se po kurohej në “Sloan Kettering në New York”, ishte i lodhur dhe i mundura shumë nga sëmundja por prapë ishte i fortë dhe me shpresë.
🔹Andisi ishte një mik i rrallë dhe në momentet e tij të vështira prapë kishte përkujdesjen dhe këshillën e një njeriu të mencur.
🔹Prehu në paqë miku im edhe pse larg dheut dhe vëndit tënd. Zoti i dhëntë forcë bashkëshortes dhe familjes tënde për të kapërcyer këtë moment shumë të vështirë.
Qoftë i paharruar kujtimi yt mik i mirë dhe gjithmonë i gjendur me zemër të madhe për këdo që kishte një hall”, shkruan Mediu.
Top Channel