Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Ahamti ka ndarë foto nga takimi, ndërsa e quan takimin ‘vëllazëror dhe shumë interesant’.

“Takim vëllazëror dhe shumë interesant me Ambasadorin e Shqipërisë në vend, z. Denion Meidani!”, shkruan Ahmeti.

Por çfarë po paralajmëron kreu i integristëve me këtë cilësim të takimit?

Kujtojmë se këto ditë pritet të aktualizohet çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Gjykatën Kushtetuese. Në lidhje me këtë, ambasadori Meidani tha se gjuha shqipe është e çimentuar në themelet e Maqedonisë së Veriut dhe se nuk ka asgjë që e cenon përdorimin e së njëjtës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta