
Largimi i Eglit nga shtëpia e Big Brother VIP ka sjellë komente të shumta.
Ish e dashura e Gjestit, Xheneta, ka thënë në “E Diell” se banorja ka marrë vendimin e duhur për të lënë shtëpinë, sepse u shfrytëzua nga Gjesti deri në pikën e fundit.
“Unë jam krenare që fjalët e mija dalin gjithmonë. Kam thënë që do dilte viktimë e Gjestit, por nuk jam e lumtur për situatën e saj dhe si ndihet ajo, sepse tek e fundit është femër. Më vjen keq që është kaq e lënduar. Shpresoj që do marrë veten shumë shpejtë dhe të rikthehet në jetën e saj. Ta vlerësojë veten më shumë seç duhet. Mendoj se ka marrë vendimin e duhur.
Në fillim kam menduar se e kishte lojë. Por duke u bazuar se si ndihet ajo… Pak a shumë unë kam qenë në izolim dhe e di sa e rëndë mund të ndihesh. Mendoj se nuk e ka pasur lojë. Por më mirë që ka dalë sepse ai djalë nuk ka pasur kurrë respekt për të, vetëm e ka shfrytëzuar për qejfin e vetë dhe nuk e mendoj se ishte diçka e duhur që ai ta ulte atë femër.
Unë po flas në raport të lojës, jo diçka personale me të. As nuk e pëlqej as nuk e urrej. Thjesht në favor të lojës, mendoj se ka marrë vendimin e duhur dhe ka menduar për veten. Shpresoj që ajo të mendojë për veten edhe pas daljes dhe mos ta ulë më shumë veten në raport me Gjestin, sepse ai njeri e ka shfrytëzuar për vete”, u shpreh Xheneta.
Top Channel