VIDEO/ Spektakël për një pikë! Manchester United ndal Arsenalin dhe “asiston” Liverpoolin në garën për titull, Chelsea parakalon Cityn

09/03/2025 19:34

Supersfida e javës së 28-të të Premier League midis Manchester United dhe Arsenal u mbyll pa fitues në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” arritën të ndalnin “Topçinjtë” në shtëpinë e tyre në një barazim 1-1, ku spektakli nuk mungoi.

Skuadra e Amorim kaloi e para në avantazh falë një supergoli të Bruno Fernandes në fundin e pjesës së parë, por barazimi erdhi nga Rice në minutën e 74’ të takimit, me ekipin e Artetës që mori vetëm një pikë nga ky takim, teksa distanca me Liverpoolin kryesues shkoi në 15 pikë.

Një fitore të rëndësishme e arriti dhe Chelsea, duke mundur me rezultatin minimal Leicesterin, pas një goli të Marc Cucurella në minutën e 60’. Me këtë fitore, ekipi i Marescës u ngjit sërish në vednin e katërt të tabelës, duke parakaluar Manchester Cityn në garën për një vend në Champions vitin tjetër.

Në takimin tjetër, Tottenham arriti të barazonte 2-2 me Bournemouth, duke shmangur një humbje turpëruese në shtëpinë e tyre.

REZULTATET:

MANCHESTER UNITED 1-1 ARSENAL

Fernandes 45+2’ / Rice 74’

GOLI I FERNANDES (VIDEO)

GOLI I RICE (VIDEO)

CHELSEA 1-0 LEICESTER

Cucurella 60’

TOTTENHAM 2-2 BOURNEMOUTH

Sarr 67’, Son (P) 84’ / Tavernier 42’, Evanilson 65’

RENDITJA:

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta