Shqiptarët “kampionë” në burgjet angleze, 2023- Mars 2025! Transferuar në Shqipëri vetëm 6, mes tyre dy baronë kokaine

09/03/2025 19:36

Nëse në Britaninë e Madhe do të kishte një kampionat për të burgosurit e huaj në burgjet e atjeshme atë do ta fitonin shqiptarët.

Kjo referuar një analize publikuar nga gazeta Sunday Telegraph nga ku për të disatin vit radhazi për numrin më të larë të burgosurve me nacionalitet të huaj renditen shqiptarët.

Sipas shkrimit të cilit i referohet Top Channel në burgjet e Anglisë dhe Uellsit momentalisht vuajnë decimë 1200 shtetas shqiptarë, duke i renditur të parët pas 911 polakëve, 729 rumunëve, 634 irlandezëve dhe 370 xhamaikianëve.

Kostoja e të burgosurve të huaj sipas Sunday Telegraph kap vlerën e 1.3 milion stërllina në ditë, ndërkohë çdo i burgosur ka kosto vjetore prej 55.000 stërlina.

Shqiptarët thuhet më tej në artikull vuajnë dënime  për vepra penale të  lidhura me trafikun e  drogës.

Prej totalit të 1200 shqiptarëve në burgjet e Anglisë dhe Uellsit  439 prej tyre janë dënuar për trafik dhe shitje kokaine.

Midis tyre thotë Sunday Telegraph  Ronaldo Zani, 26 vjeç, i cili u dëbua dy herë për krime droge, për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për herë të tretë e kapur përsëri dhe burgosur muajin e kaluar.

Shifrat  e analizuara nga Top Channel tregojnë  se gjatë vitin 2024 për vepra penale të lidhur me lëndët narkotike janë dënuar 84 shqiptarë me një total dënimesh prej 407 vite burg.

Ata deri në përfundim të vuajtjes së dënimin do ti kushtojnë taksapaguesve britanik 21.164.000 milion sterlina.

Prej tyre 19 kanë marrë dënime që variojnë nga 6 deri 33 vite burgim.

Burime nga Ministria e drejtësisë i thanë Top Channëel se prej marrëveshjes së nënshkruar  mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike në 2023 për transferimin e të burgosurve janë sjellë për të vijuar dënimet në burgjet tona 6 të dënuar.

Mes tyre Erald Mema i dënuar për trafik droge me 25 vite burg si dhe Klodian Çopja i dënuar me 17 vite burg për trafik kokaine në vlerën  e 60 milion stërlinave.

Mësohet se Mema dhe Çopja  janë duke vuajtur dënimin e mbetur në burgun e Drenovës në Korçë.

 

 

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta