
Tronditet Bundesliga, surprizë e trefishtë në javën e 25-të pasi tri skuadrat e mëdha të kampionatit gjerman u mundën madje në shtëpitë e tyre.
Lideri i Bundesligës, Bayern Munich, me dhjetë lojtarë nga minuta e 43-të, humbi 3-2 përballë Bochum. Raphaël Guerreiro shënoi dy herë për Bayernin, duke i dhënë avantazhin 2-1 në pjesën e parë. Megjithatë, një karton i kuq i diskutueshëm për João Palhinha në minutën e 42-të la Bayernin me 10 lojtarë.
Bochumi përfitoi nga kjo situatë, barazoi në fillim të pjesës së dytë dhe më pas kaloi në avantazh. Përpjekjet e trajnerit Vincent Kompany për të ndryshuar rrjedhën e lojës me zëvendësime, përfshirë futjen e Harry Kane dhe Jamal Musiala, nuk dhanë rezultat.
Bayer Leverkusen nuk përfitoi, por u mund 2-0 në Bay Arena nga Ëerder Bremen, i cili festoi falë golave të Schmid në minutën e 7′ dhe Njinmah (94′). Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi u kalua 1-0 nga Augsburg, i cili shënoi një gol të bujshëm në Ëestfalenstadion që në minutën e 23-të dhe më pas pjesa e mbetur e takimit nuk ndryshoi asgjë sa I përket rezultatit.
Top Channel