Gjesti është shprehur këtë prime se nuk ka pasur ndjenja për Eglin, e cila u largua nga gara disa ditë më parë.

Ai tha se e ka këshilluar Eglin që mos të thellohej në këtë marrëdhënie dhe se është treguar i drejtpërdrejtë me të.

Gjesti: Këta kur tu vijë mishi…

Gerta: Ti hëngre një kile mish kur doli Egli.

Gjesti: Ma keni lodh shpirtin, unë më mirë rri me një keq mirë, jo si ty nga Valbona, Gerta dhe Laerti flasin kur del Egli, s’i jeni afruar kur po qante.

Gerta: Ajo nuk të linte t’i afroheshe.

Rozana: Ti po mat pikat e lotit këtu, Egli vetëm ka dashur Gjestin, nuk ka luajtur. Kjo të vret ditën, e të qan natën.

Gjesti: Unë s’kam mujt me festu, doja t’i jepja fund, por nuk mundesha, vetëm me bo mirë mundesha, unë isha shumë i qartë, a kam ndiku unë në gjendjen e saj, a duhet të mbaj unë përgjegjësi, jo, ndoshta i kam bërtit që mos të jetë në këtë pikë, i kam thënë mos i hyj aq thellë, unë nuk kam pas diçka më thellë. Edhe unë jam fajtor, por më mirë të tregoj që nuk kam asgjë, sesa të luaja.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta