Në prime-n e kësaj të shtune janë transmetuar pamjet e fundit të Eglit brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Para se të largohej nga gara, ajo kërkoi që të takohej me Gjestin.

Gjatë bisedës, ajo i ka thënë Gjestit se nuk ka luajtur me të dhe se e do. Ajo i tha po ashtu se e ka falur për gjithçka.

Egli: Unë jam shumë e sëmurë, shumë pa qejf, nuk e  përballoj dot

Gjesti: Jam i shqetësuar, duke vjell gjithë kohën

Egli: S’e kam vetëm nga stresi, por jam sëmurë. Do më marrë malli pavarësisht të gjithave, s’kam luajtur asnjë ditë të vetme.

Gjesti: Kur të shihja gjithë kohën duke qarë ka qenë ngarkesë shumë e madhe, ti s’ke ditë kurrë të ndalesh, a më fal.

Egli: Me shpirt të fal.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta