
Ekskluzive/ Shqipëria bllokadë Colturit! Presidenti i federatës së skive: Do shohim interesat tona, pa ne nuk do ishte kjo që është
17/04 20:05
Lara Colturi ka arritur të bëjë një super performancë në Gjigandin e Are-s në Suedi.
Gazetari i Top Channel, Endi Tufa, raporton se ajo është renditur e 3-ta. Ky është podiumi i tretë i Larës në këtë sezon.
Dhe vjen pikërisht në etapën e fundit para finaleve në Sun Valley në Amerike që do të zhvillohen midis 20-28 Marsit.
Nesër do të jetë dita e Sllallomit po në Are. Gara është fituar nga e zakonshmja Brignone dhe në vend të dytë Robinson nga Zelanda e Re.
Top Channel