
Një moment emocionues ishte ai i Laertit teksa la shtëpinë dhe shkoi në studio për të interpretuar një poezi për nënën… por një surprizë e priste!
Pas performancës emocionuese Laerti u surprizua nga mamaja e tij e cila ndodhej në studio. Mamaja e tij i tha banorit se duhet të vazhdojë rrugëtimin e tij dhe se është krenarë për atë që ka treguar deri më tani në Big Brother VIP Albania.
Mamaja e Laertit: Dëgjo çfarë po të them! Ti i ke ngjarë mamasë dhe babait sepse çdo gjë që e ke arritur deri në këtë moment e ke arritur nëpërmjet forcës tënde, mendimit tënd, kulturës dhe edukatës që ke marr nga familja. Vazhdo këtë udhëtim që ke nisur sepse babai të shikon nga lart. Jemi krenar për ty. Motra për ditëlindje dhuratën ta bënte gjithnjë me babanë… këtë herë të ka nisur një çokollatë, bashkë me babanë (shpërthejnë në lot të dy)! Dhe një çokollatë ke dhe nga mamaja që të do shumë.
Top Channel